Daut Haradinaj – Ramabajës: Nëse doni, nesër në mëngjes shkojmë në zgjedhje

Aktuale

Daut Haradinaj – Ramabajës: Nëse doni, nesër në mëngjes shkojmë në zgjedhje

Më: 21 maj 2024 Në ora: 21:49
Daut Haradinaj

Analisti Sadri Ramabaja insistonte se AAK-ja nuk është e gatshmë për zgjedhje, por Daut Haradinaj i tha se partia e tij është e gatshme që të shkojë në zgjedhje “nesër në mëngjes”.

Teksa u bisedua për zgjedhje, Daut Haradinaj pohoi se ka një formulë për shkuarjen në zgjedhje.

 “Tash unë po i them a don ti me shku në zgjedhje, unë po ta kallxoj formulën ma të lehtë vëje në votëbesim qeverinë edhe shkojmë. Qysh shkohet në zgjedhje na e dimë tash”, tha Haradinaj.

“Ju nuk jeni të gatshëm të shkoni?”, e pyeti Ramabaja – Haradinajn.

“Ne jemi të gatshëm nesër në mëngjes”, i tha Haradinaj – Ramabajës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat