Molliqaj publikon dokumentin ku dëshmohet pafajësia e aktivistëve të VV-së

Aktuale

Molliqaj publikon dokumentin ku dëshmohet pafajësia e aktivistëve të VV-së

Nga: A.M. Më: 15 janar 2017 Në ora: 13:17
Dardan Molliqaj

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka publikuar një dokument në të cilën tregon se aktivistët e Vetëvendosjes të dyshuar për terrorizëm janë të pafajshëm.

Në këtë dokument të publikuar nga Molliqaj thuhet se ADN-të nuk përputhen me ato që janë gjetur në vendin e ngjarjes.

“Fakte të reja që dëshmojnë pafajësinë e aktivistëve tanë që po akuzohen për terrorizëm.

Ky dokument tregon që ADN-të e aktivistëve tanë, nuk përputhen me ato që janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Ditëve në vijim do t'i prezantoj provat tjera.

Ju lus që t'i shpërndani sa më shumë!”, ka shkruar Molliqaj./BS
 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat