‘Hashim, pasi po thu se e ndale "vozin", tashti rrezoje edhe "Kishën e Sveti Millosheviqit"’

Aktuale

‘Hashim, pasi po thu se e ndale "vozin", tashti rrezoje edhe "Kishën e Sveti Millosheviqit"’

Nga: P.R Më: 15 janar 2017 Në ora: 17:07
Hashimi dhe krimineli Millosheviq

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, përmes një postimi në facebook ka komentuar ndalimin e trenit i cili gjatë ditës ë djeshme synonte të hyj ën Kosovë.

“Hashim, pasi po thu se e ndale "vozin", tashti rrezoje edhe "Kishen e Sveti Millosheviqit" se eshte antikushtetuese! Krejt dynjaja e din qe me qellime te keqija "Sveti Millosheviqi" e pati ndertuar ne oborr te UP. Nese xhamia s'po lejme me ndertu ne oborr te UP as kisha nuk duhet te kete!”, ka shkruar Tali.

Ai më tej, ka shkruar se Thaçi duhet ta kthej kufirin në Çakorr e ta zhbëjë Zajednicën.

“Pastaj duhesh me kthy kufirin ne Cakorr, aty ku ka qene "hon e zamon"! Dhe shbere Zajednicen se poashtu eshte anti kushtetuese. Zaten, ke pas premtuar publikisht se nese Gjykata Kushtetuese e gjene Marreveshjen per Zajednicen qe nuk eshte konform Kushtetutes ju do te jepni pergjegjesi. Keshtu pate thene, me 26 tetor 2015, ne Klan Kosova:

"Unë flas me bindje të plotë, para gjithë qytetarëve të Kosovës, me përgjegjësinë më të lartë kombëtare politike dhe shtetërore, se Asociacioni është plotësisht në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës... Nëse me të vërtetë Gjykata Kushtetuese konstaton ka ndeshje mes dokumentit të Asociacionit të komunave me shumica serbe dhe legjislacionit kosovar, atëherë mund të japim llogari dhe do të japim llogari"”, shkruan Driton Tali, përcjellë “Bota sot”.

“E, kur t'i besh keto veprime per te cilat na humbe kot gjithe keto vite, pastaj duhesh se bashku me miqte e tu (kUmandanta) te ja ktheni Kosoves milionat qe ja plaqkitet dhe t'i kerkoni falje sidomos rinise qe ja shkerdhyet ardhmerine!”, përfudnon Tali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat