Rrëfimi i bashkëfshatarëve për vrasësin e vëllait nga Lipjani i cili ndodhet në arrati - Bota Sot
Rrëfimi i bashkëfshatarëve për vrasësin e vëllait nga Lipjani i cili ndodhet në arrati

Aktuale

Rrëfimi i bashkëfshatarëve për vrasësin e vëllait nga Lipjani i cili ndodhet në arrati

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 21:52
E pamja pas vrasjes së Mali Gashit

Problemet pronësore ndërmjet vëllezërve kanë përfunduar me vrajën e Mali Gashit në Lipjan. I dyshuari është në arrati dhe ende nuk është arrestuar. Ai kishte ardhur nga Franca për në Kosovë I dyshuari kishte vrarë një person edhe më parë ku kishte mbajtur 13 vjet burg.

Familja Gashi nga Tërnovci i Lipjanit ka hapur të pame.

Ata po presin njerëz për ngushëllime për familjarin e tyre 54 vjeç, Mali Gashin, i cili u qëllua për vdekje po nga vëllai i tij. 

T7 gjatë ditës së diel ka vizituar familjen e të ndjerit, për të mësuar rreth rastit në fjalë, mirëpo ata nuk kanë dashur të deklarohen marrë parasysh gjendjen e tyre emocionale.

Mësohet se dorasi, 58 vjeç kishte ardhur për pushime nga Franca ditë më parë.

Vëllezërit Gashi tash e sa kohë kishin mosmarrëveshje rreth një prone.

“I ndjeri ishte shume i urte si person, ndërkaq vëllai ky që e ka vrarë e pati vrarë edhe një fqinjë tonin vite më parë, për të cilin e ka vuajtur dënimin 13 vite. Aq sa kemi dëgjuar ata kanë pasur konflikt për tokë me këtë vëllain që ka ardh prej Francës, jemi tronditë edhe ne kur kemi dëgjuar se e ka vrarë vëllauin”, ka thënë në kushte anonimiteti njëri nga banorët e këtij fshati.

E pas vrasjes së vëllait, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa të Francës. Familja thonë se nuk e di se ku është ai.

Për këtë rast, hetime tashmë është duke bërë  policia dhe prokuroria e Kosovës.

Ymer Beka, ka thënë se i dyshuari ka ardhur nga Franca për pushime.

Tutje ai sqaron se kanë njoftuar edhe aeroportin pasi që i dyshuari mund të dal jashtë vendit.

“Ne kemi kryer të gjitha obligimet, kemi kontaktuar edhe me aeroportin pasi që i dyshuari është në arrati dhe mund të dalë jashtë vendit”, ka thënë Beka.

Tutje, sipas policisë, nga vendi i ngjarjes ku u krye vrasja si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Viktima kishte qenë i martuar dhe ka lënë pas 4 fëmijë, dy vajza dhe dy djem.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera