Ndryshmi i kufijve në Ballkan, Merkel i telefonon Trumpit - Bota Sot
Ndryshmi i kufijve në Ballkan, Merkel i telefonon Trumpit

Aktuale

Ndryshmi i kufijve në Ballkan, Merkel i telefonon Trumpit

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 21:21
Angela Merkel dhe Donald Trump

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, kanë diskutuar për Ballkanin Perëndimor, përmes telefonit.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert.

Duke mos dhënë detaje për bisedën lidhur me këtë çështje, Seibert ka treguar se dy liderët botërorë kanë diskutuar edhe për Ukrainën dhe për çështjet tregtare si dhe për situatën në Siri, veçanërisht për rajonin rreth Idlibit, raporton Reuters.

Pak kohë më parë, Merkel deklaroi haptas se është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, temë që po diskutohet pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se do ta shtrojë si çështje në dialogun me Serbinë. Në anën tjetër, John Bolton, këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Trump, tha se SHBA-së nuk do t’i pengonte aspak shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, nëse pajtohen dy palët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...