Trend pozitiv i turistëve nga Kosova në Shqipëri

Aktuale

Trend pozitiv i turistëve nga Kosova në Shqipëri

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 16:48
Pika kufitare

Vitin e kaluar hynë në Shqipëri 1.7 milion turistë nga Kosova, ndërkohë që për këtë vit pritet të kemi të njëjtat shifra me një trend më pozitiv.

Kështu deklaroi sot, në një intervistë televizive, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili hodhi poshtë aludimet për uljen e numrit të turistëve nga Kosova në Shqipëri, duke sjellë si argument bindës shifrat e sistemit TIMS në kufi.

“Po të gjykosh me rritjen dhe numrin e shtetasve kosovarë të hyrë në kufi, ai është i vetmi indikator, por më besniku, sepse e nxjerr sistemi TIMS dhe numri i shtetasve kosovarë të hyrë në Shqipëri gjatë gushtit ka qenë shumë pozitiv”, tha Klosi.

“Ndryshimi i ofertës turistike dhe hapja e saj në gjithë bregdetin e Shqipërisë ka bërë që turistët kosovarë tani t’i gjejmë nga Velipoja deri në skajin më jugor të bregdetit shqiptar. Nuk është më zona e Durrësit, kryeqyteti i turizmit kosovar”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat