Ligjëruesi i Parisit jep alarmin e rëndë: Kjo është fitorja më e madhe për Serbinë, ja çfarë ndodhë me Kosovën - Bota Sot
Ligjëruesi i Parisit jep alarmin e rëndë: Kjo është fitorja më e madhe për Serbinë, ja çfarë ndodhë me Kosovën

Aktuale

Ligjëruesi i Parisit jep alarmin e rëndë: Kjo është fitorja më e madhe për Serbinë, ja çfarë ndodhë me Kosovën

Nga: P.R Më: 30 gusht 2018 Në ora: 17:01
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Nezir Kraki, profesor dhe ligjërues në universitetin e Parisit, përmes një postimi në facebook, ka dhënë një alarm të rëndë për Kosovën.

Sipas tij, Kosova tashmë është e ulur në tavolinën e humbësit, ndërsa për Serbinë, bisedimet e Brukselit janë fitorja me e madhe pas konferencës së Daytonit.

“Prandaj mos u lodhni shumë me pro e contra shkëmbimit apo ndarjes. Se halli i Kosovës nuk është me opsionet që i ofrohen asaj në bisedime. Halli i Kosovës është se rrugëtimi i saj shtetndërtues u ndal dhe tash ajo veç po futet në një cikël të ri tranzicioni. Sepse, besoni ose jo, në secilin variant (ndarje, shkembin, asociacion etj...) Kosova është humbesja e vetme dhe popullit të saj i zgjatet tranzicioni (paushalli politik) edhe për 10 deri në 15 vite tjera. E them këtë sepse, tash e tutje, me ndryshimet politike globale, koha politike ballkanike nuk matet më me vite por me dekada. Kjo i bie që banori i Kosovës duhet ta blejë nga tash kalendarin e vitit 2030 dhe të pres i pashpresë se një ditë Kosova do ia mundësojë të jetojë dinjitetshëm në të”, shkruan Kraki, përcjellë “Bota sot”.

“Prandaj ky është suksesi më i madh i Serbisë prej Daytonit dhe dështimi ynë më i madh prej vitit 1999. Asnjë serb, sado fashist të ketë qenë, nuk i ka besuar ëndrrës se një ditë Kosova do riduskutohej si çështje gati ekskluzivisht serbe dhe e ardhmja e saj do bllokohej në momentin më kritik. Krejt Evropa e Amerika i përqeshnin Jeremiçat e Daçiçat kur këta e parashikonin një gjë të tillë para 10 viteve. Kush e kishte menduar se këtë trofe do ia dhuronte vet Kosova Serbisë me ndihmen e një grushti delesh politike të pakulturë që edhe eshtrat e të rënëve për këtë vend arriten t'i turpërojnë”, shkruan ndër tjerash Nezir Kraki, profesor dhe ligjërues në universitetin e Parisit.

Image
Nezir Kraki

Ky është postimi i plotë:

Që në hyrje e them me 100% bindjese rihapja e statusit të Kosovës është fitorja më e madhe serbe pas asaj të Daytonit.

Serbët njihen si festues të humbjeve dhe kanë mjaft të tilla në histori por ata kanë edhe fitore në regjistrin e tyre historik modern. Fitorja e tyre e parë post-jugosllave ishte krijimi dhe zyrtarizimi i Serbisë brenda Bosnes duke e marrë kështu maksimumin e të imagjinueshmes në atë kohë.

Pas Daytonit Serbia e humbi Kosovën dhe askush s'vajtoi me të. Derisa Bosnen e humbi me luftë por e "fitoi" me bisedime, Serbia Kosovën e humbi edhe me luftë edhe me bisedime dhe prapë askush s'vajtoi me të. Bota nuk pranoi Bosne të dytë sepse kosideroi që Serbia s’meritonte më « shpërblime territoriale » dhe as fuçi destabilizuese shtesë në Ballkan. Në këtë logjikë edhe Ahtisaari me kujdes i « izoloi » apetitet serbe brenda Kosovës edhe pse plani i tij s’ishte i përkryer. Nderkohë, populli serb me kalimin e viteve gati po e kryente ciklin e zisë mitologjike për humbjen e një toke përherë të huaj.

Gjërat dukeshin të qarta për gjithkënd me pak mend e me pak durim. Kosova po ecte rrugës së shtetit derisa populli i saj, me mund, djersë e lotë, i riparonte plagët dhe dëmet morale e materiale. Thënë thjesht, Kosova po kalonte por këta e ndalen. E ndalja në politikë është gjithmonë kthim prapa. U kthyem vite pas, ndoshta dekada.

Tash flitet e debatohet për gjithçka e për asgjë sepse rreziku shihet fushës. Madje edhe argatët e ndalësve të Kosovës e kanë kuptuar që diçka e zezë po na afrohet dhe kanë nisë të rreshtohen në anën e duhur. Në anën e atyre që kanë mendim dhe e shprehin atë. Por...një problem i vogël na ka dalë: ne tashmë veç jemi ulur në tavolinën e humbësit dhe as debatet s'na shpëtojnë dot.

Prandaj mos u lodhni shumë me pro e contra shkëmbimit apo ndarjes. Se halli i Kosovës nuk është me opsionet që i ofrohen asaj në bisedime. Halli i Kosovës është se rrugëtimi i saj shtetndërtues u ndal dhe tash ajo veç po futet në një cikël të ri tranzicioni. Sepse, besoni ose jo, në secilin variant (ndarje, shkembin, asociacion etj...) Kosova është humbesja e vetme dhe popullit të saj i zgjatet tranzicioni (paushalli politik) edhe për 10 deri në 15 vite tjera. E them këtë sepse, tash e tutje, me ndryshimet politike globale, koha politike ballkanike nuk matet më me vite por me dekada. Kjo i bie që banori i Kosovës duhet ta blejë nga tash kalendarin e vitit 2030 dhe të pres i pashpresë se një ditë Kosova do ia mundësojë të jetojë dinjitetshëm në të.

Prandaj ky është suksesi më i madh i Serbisë prej Daytonit dhe dështimi ynë më i madh prej vitit 1999. Asnjë serb, sado fashist të ketë qenë, nuk i ka besuar ëndrrës se një ditë Kosova do riduskutohej si çështje gati ekskluzivisht serbe dhe e ardhmja e saj do bllokohej në momentin më kritik. Krejt Evropa e Amerika i përqeshnin Jeremiçat e Daçiçat kur këta e parashikonin një gjë të tillë para 10 viteve. Kush e kishte menduar se këtë trofe do ia dhuronte vet Kosova Serbisë me ndihmen e një grushti delesh politike të pakulturë që edhe eshtrat e të rënëve për këtë vend arriten t'i turpërojnë.

Çështja pra miq, sipas meje, nuk është shkëmbimi apo ndarja por NDALJA e Kosovës.

Na duhet urgjentisht rinisja e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...