Debati sekret i Thaçit me këta dy persona

Aktuale

Debati sekret i Thaçit me këta dy persona

Nga: N.Sh Më: 30 gusht 2018 Në ora: 21:00
Hashim Thaçi

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj e ka quajtur takim sekret të liderëve politik të Kosovës, të cilët sot gjatë ditës u takuan mes vete.

Presidenti Thaçi u taku me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me kreun e Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

E ky takim sipas Molliqajt ishte takim sekret i Thaçit.

“Një dialog sekret, si ky që po e bën Thaçi, nuk mund të jetë në interes të Kosovës.

Kosova nuk ka nevojë për takime të fshehta si ai i sotmi në mes të Thaçit, Haradinajt e Veselit, por për debat të hapur gjithëqytetar.

Thaçi, Veseli e Haradinaj, në vend që të struken në takime sekrete, duhet t'i përgjigjen kërkesës për debat parlamentar në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, shkruan Molliqaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat