Ramush Haradinaj takohet me Teuta Rugovën në ndërtesën e Qeverisë - Bota Sot
Ramush Haradinaj takohet me Teuta Rugovën në ndërtesën e Qeverisë

Aktuale

Ramush Haradinaj takohet me Teuta Rugovën në ndërtesën e Qeverisë

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 12:57
Ramush Haradinaj takohet me Teuta Rugovën

Deputetja e LDK-së, Teuta Rugova, ishte e vetmja deputete e opozitës e cila qëndroi në sallë në seancën e thirru nga pozita për krijimin e Grupit Negociator për dialogun me Serbinë në Bruksel.

Seanca tashmë është në pauzë, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj aktualisht është duke zhvilluar një takim me Teuta Rugovën në ndërtesën e Qeverisë.

Ndërkohë ende nuk dihen arsyet e këtij takimi.

Pjesëmarrjen e  Rugovës në seancën e thirrur nga pozita e kanë kritikuar deputetë të opozitës.

Visar Ymeri ka thënë se përmes  Teuta Rugovës u mundësuar edhe thirrja e seancës së pozitës.

Ndryshe opozita ka thirrur për sot një seancë ku do të miratohet një rezolutë që ia ndalon presidentit Hashim Thaçi që të diskutojë rreth territorit në dialogun me Serbinë në Bruksel.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...