Paralajmëron ish komandanti i Koshares: Kujdes djali Drenicës, kështu u veprua edhe kur Adem Jashari... - Bota Sot
Paralajmëron ish komandanti i Koshares: Kujdes djali Drenicës, kështu u veprua edhe kur Adem Jashari...

Aktuale

Paralajmëron ish komandanti i Koshares: Kujdes djali Drenicës, kështu u veprua edhe kur Adem Jashari...

Nga: P.R Më: 12 shtator 2018 Në ora: 11:39
Hisen Berisha

Ish komandanti në luftën e Koshares, Hisen Berisha, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Drenica ia ka dhënë përgjigjen presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Drenica e dha përgjigjen ndaj Vucic dhe bashkë koordinatorëve të projekteve ogurzeza për Kosovën, ashtu siç e ka dhënë provimin edhe më herët ndaj Milloshevicit. Kujdes djali Drenicës, teoritë konspirative dhe komplotistët e heshtjes, do provojnë t’iu sfumojnë dhe t’iu deklarojnë edhe armiqësor për politikat e njësuara institucionale”, ka shkruar Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Po, Doktor, koha me i heq "atletet" e Edi Rames e me i mbath opingat e Hasan Prishtinës, e me e mbrojte Drenicën e Kosovën, zotërinj pushtetar të Kosovës.

Paraardhësi i Vuçiçit, Sllobidan Milloshevici i promovonte popullin e ushtrinë qiellore serbe në fillim vitet 90 në GAZI-mestan,

Aleksandër Vucic e ri konfirmoj millosheviçizmin e tij në GAZI-vod,  e besoj se pasardhësit e tij do ta bëjnë tubimin promovues të serbo sllavizmit ne Nish e do bëhen GAZ-i i Botes.

Drenica e dha përgjigjen ndaj Vucic dhe bashkë koordinatorëve të projekteve ogurzeza për Kosovën, ashtu siç e ka dhënë provimin edhe më herët ndaj Milloshevicit.

Kujdes djali Drenicës, teoritë konspirative dhe komplotistët e heshtjes, do provojnë t’iu sfumojnë dhe t’iu deklarojnë edhe armiqësor për politikat e njësuara institucionale. 

Kështu u veprua edhe kur Adem Jashari i kthente xhandarmerinë serbe. 

Kujdes, forcoi pararojat ne Drenas e qytete përreth se po te aplikohet strategjia e njëjtë si Adem Jasharit ne Prekaz, të mos përballësh vetëm. 

Mos u ve ne shërbim te politikave të vogla. 

Ushtaret tanë nuk patën me kë të përballën ngase ikën qyqaret e ushtrisë hyjnore serbe. 

Edhe Presidenti i Kosovës nuk ka me kë të bisedoj, se Vucici tregoi se njeh vetëm gjuhen të cilën e njohu Milloshevici.

Vucici / Serbia ka mare mjaft nga Kosova, 15mij të vrarë, mijëra shtëpi private dhe publike të djegura, plaçkitje, dhunime, humbje në kohe dhe çfarë do të marr tjetër Serbia.

Drenica ja mori mandatin edhe Hashimit në Drenicë duke ja ndal Vucicin.

Edhe Hashim Thaqi e ka humb legjitimitetin, dhe ketë legjitimitet tani mund t'ia jep vetem sigurimi i shtetit në Tiranë.

Çështja e shtet ndërtimit të kthehet në institucionet kushtetuese të Kosovës. 

Presidenti ka dale jashtë konstitucionalizmit, prandaj duhet shkarkuar, nëse jo atëherë të shpërndahet Parlamenti. Këtu fjalën kryesore e ka Gjykata Kushtetuese.

Një re e mjegullt u nis edhe nga Tirana. 

Liderit të kombit Sali Berisha “edvinet me atlete”, ia hodhën në prehrin demokratik, “Albinin me kravate” promovoj përpjekjen për t’ia dhënë mandatin për vazhdimin e projektit.

Në variantin më të keq, mund të jet tendencë e zëvëndësimit të Hashimit me Albinin.

Përndryshe, nuk mbajë mend të kem dëgjuar ndonjëherë t’iu thotë “të dua Dr. Berisha” dhe as “të dua Dr. Rugova”

Kujt i duhet ky fuqizim? Zjarri e pjeke mishin por është helli ai që e mbanë, se ndryshe nuk hahet.

Por, asnj? levizje e pa kontrolluar për çfardo motivi klanor apo strukturor nuk guxon ta pengoj Referendumin në Maqedoni dhe integrimin e saj në NATO.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...