Mustafa: Drejtësia shqiptare i mbetet borxh zbardhjes së vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit - Bota Sot
Mustafa: Drejtësia shqiptare i mbetet borxh zbardhjes së vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit

Aktuale

Mustafa: Drejtësia shqiptare i mbetet borxh zbardhjes së vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit

Nga: N.A Më: 21 shtator 2018 Në ora: 11:59
Isa Mustafa

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një statusi në facebook ka thënë se drejtësia shqiptare i mbetet borxh zbardhjes së vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit.

Tutje ish kryeministri Mustafa ka shtuar se përpos amanetit që ai të kthehet në vendlindje ,amanet tjetër ishte edhe ai i zbulimit të dorasëve të ekzekutimit të tij.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Të dashur miq,
Pas njëzet vjetësh, sot trazojmë kujtimet tona të hidhura për aktin e ekzekutimit barbar, nga dora e fshehtë, të kolonel Ahmet Krasniqi, Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës që veproi në ekzil. Sot po bëhet rivarrimi I eshtrave të këtij burri të Kosovës, trimi e atdhetari, por drejtësia shqiptare i mbetet borxh zbardhjes së vrasjes së tij, para derës së shtëpisë ku banonte me oficerët tjerë të kësaj ministrie në Tiranë, në Rrugën e Medreses.
Krahas përmbushjes së një amaneti që Baci (siç komunikonim me njëritjetrin) të varroset në Kosovë, shtrohet pyetja se si do të përmbushet amaneti tjetër, ai i zbulimit të dorasëve dhe organizatorëve të ekzekutimit të tij, pas zhvarrosjes nga Tirana dhe rivarrosjes në Prishtinë. Edhe këtë duhet ta kishin llogaritur organizatorët. IM

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...