Protesta deri në zbrapsjen e Thaçit, ose presidenti do të realizon idenë serbo-ruse! - Bota Sot
Protesta deri në zbrapsjen e Thaçit, ose presidenti do të realizon idenë serbo-ruse!

Aktuale

Protesta deri në zbrapsjen e Thaçit, ose presidenti do të realizon idenë serbo-ruse!

Nga: N.Sh Më: 22 shtator 2018 Në ora: 18:52
Pamje nga protestat në Kosovë

Protestat e 29 shtatorit, nuk do të sjellin mrekulli, por vetëm i bëjnë me dije presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit se ai nuk e ka mandatin për të bërë pazare me territorin e Republikës së Kosovës.

Kështu thotë opinionisti dhe analisti i çështjeve politike, Faik Krasniqi.

Krasniqi shton se, këto protesta duhet të jenë gjithëpopullore dhe të përditshme derisa të zbrapset Thaçi nga ideja e copëtimit të Kosovës.

Në të kundërtën sipas Krasniqit presidenti Thaçi do ta realizon qëllimin e tij dhe irenë serbo-ruse për copëtimin e Kosovës.

Image
Faik Krasniqi

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës e qartëson qartë funksionin e Presidentit të vendit. Po të kishim një Gjykatë Kushtetuese jo të politizuar si në çdo shtet normal, nuk do të duhej të kishim fare frikë për tentimet eventuale të Presidentit ose të ndonjë zyrtari të lartë shtetëror lidhur me pazaret për territorin e shtetit. Por, me një Gjykatë Kushtetuese të politizuar e cila edhe në të kaluarën na ka dëshmuar për të keq me vendimet e saja kontraverse, atëherë protestat janë të pashmangshme. Nuk pres mrekulli nga protestat e 29 shtatorit, por janë të domosdoshme për t'i bërë me dije Presidentit Thaçi që nuk e ka mandatin për të bërë pazare me territorin e Republikës së Kosovës. Protestat duhet të jenë gjithëpopullore dhe të përditshme, deri në zbrapsjen tij nga ideja për copëtimin e mëtutjeshëm të Kosovës. Në të kundërtën ky President do e realizoj qëllimin e tij dhe idenë serbo-ruse për copëtimin e Kosovës!”, thotë Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...