Investuesit gjermanë interesohen për sektorin e minierave në Kosovë

Aktuale

Investuesit gjermanë interesohen për sektorin e minierave në Kosovë

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 14:49
Foto nga takimi

Një delegacion i investitorëve gjermanë, gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, kanë shprehur interesim për sektorët e minierave dhe të energjisë së ripërtërirë në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Gashi njoftoi delegacionin gjerman për procedurat e aplikimit për t’u kualifikuar si investitorë strategjik dhe për punën që MDIS-i është duke bërë në krijimin e kushteve.

Ai ndërkaq vlerësoi lart rolin  dhe interesimin e kompanive gjermane, ndërsa këta të fundit, duke falënderuar ministrin për pritjen, shprehën gatishmëri për t’i zgjeruar investimet e tyre në Kosovë edhe në sektorët e tjerë, duke u kualifikuar kështu si investitorë strategjikë.

Delegacioni gjerman vlerësoi procesin e investimeve strategjike si një formë më e lehtë dhe atraktive për investitorë seriozë.

Ndryshe, delegacioni i investitorëve gjermanë, që përbëhej nga Daniel Dauber, Urve Dietz, Frank Wisel, Gabriele Bitter dhe Ismail Yilmaz, e vizitoi Kosovën me iniciativë të  Bekim Brestovci, drejtor i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Drejtësisë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat