Me akuza nga Vetëvendosje, Komuna e Prishtinës miratoi buxhetin 2019

Aktuale

Me akuza nga Vetëvendosje, Komuna e Prishtinës miratoi buxhetin 2019

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 12:42
Shpend Ahmeti

(E plotësuar)- Pas dy orë diskutimesh, Komuna e Prishtinës me 24 vota për, 16 kundër dhe një abstenim, ka miratuar buxhetin për vitin 2019- i cili ka vlerë rreth 88 milionë euro.

Me gjithë kundërshtimet që u bënë nga asamblesitët e Lëvizjes Vetëvendosje, kjo pikë e rendit të ditës kaloi, ndërkohë që në këtë mbledhje pati edhe përplasje fjalësh mes asamblistëve të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Mbledhja e tretë e Komunës së Prishtinës nisi me pakënaqësi dhe kundërshtime nga asamblesitët e VV-së dhe PDK-së, lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës që ishte propozim vendimi për miratimin e buxhetit për vitin 2019 dhe kornizës afatmesme buxhetore për periudhën 2019-2021.

Asamblistët fillimisht u shprehën të papërgatitur të diskutojnë për këtë pikë të rendet të ditës, meqë materialet u janë shpërndarë mbrëmë. Kurse, për këtë kryetari Ahmeti sqaroi se mbrëmë rreth orës 18:30 e kanë pranuar përgjigjen finale nga Qeveria e Kosovës.

Ahmeti: I kemi kërkuar tre milionë shtesë për shtim të buxhetit

“Kemi të bëjmë me kufij buxhetor dhe mbrëmë në orën 18:30 na kanë dorëzu përgjigjën finale mbi e këtij 10.8, ata kërkonin me shku të gjitha në investime kapitale, ne kemi kërkuar që kjo të ndahet  për shkak të Policisë së Prishtinës sepse nëse nuk e shtojmë buxhetin për paga atëherë vështirë që mund ta implementojmë këtë. I kemi kërkuar 3 milionë, në fund mbrëmë na e kanë dorëzu finalen, na kanë lejuar  1 milionë shtesë për paga dhe mëditje, 1.8 milonë shtesë për subvencione, 3 milionë për mallëra dhe shërbime, dhe 5 milionë për investime kapitale”, tha ai.

Kështu, asamblesitët kërkuan që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për një ditë tjetër. Eman Rrahmani nga Lëvizja Vetëvendosje, kërkoi të mbahen dëgjime publike me qytetarë.

Rrahmani: Të organizohen tubime me qytetarë, pastaj të bëhet buxheti

“Kërkojmë që pika e buxhetit dhe kornizës afatmesme të shtyhet për një muaj dhe të organizohen dëgjime publike me qytetarë. Nuk është organizuar asnjë tubin në asnjë lagje dhe në asnjë fshat të Prishtinës, tubimi me qytetarë”, tha ai.

Ndërsa Agim Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se pika e buxhetit duhet të shtyhet për një javë.

Gashi: Pika e buxhetit të shtyhet për një javë, duhet ta shqyrtojmë

Shtyerja për një periudhë të kësaj pike të rendit të ditës ku është buxheti, me të vërtëtë do të krijonte mundësi që secili këshilltar, qoftë edhe bashkërisht të analizojmë dhe yë japim kontributin tonë që të dalë një projekt me sa më pak gabime dhe sa më i saktë. Ky është qëllimi”, tha ai.

Egzon Azemi i Vetëvendosjes u bëri thirrje të gjitha partive politike që mos të votojnë një buxhet të tillë.

Azemi: Duhet ta dërgojmë asamblenë në zgjedhje

“Konsideroj që të gjitha partitë që e konsideorjnë vetën serioze dhe besnike ndaj qytetarëve, kisha propozuar që mos  ta votojnë këtë buxhet dhe ta dërgojmë asamblenë në zgjedhje, aty pastaj edhe kryetari Ahmeti edhe secili prej nesh të kërkojmë edhe një herë nga qytetarët dhe t’i themi që janë që krahët e Shpendit të varen nga Kadri Veseli dhe të jenë bashkë me PDK-në apo vërtetë ata krahët që i kërkojke mund t’i marrë nëse prap del në zgjedhje”, tha ai.

Tutje, në këtë mbledhje pati përplasje fjalësh mes asamblistëve të PDK-së dhe VV-së, ku këta të fundit thanë se PSD-ja është në koalicion me PDK-në.

Për këtë u përgjigj Leotrim Retkoceri i PDK-së ku kërkoi që drejtorët e VV-së në Komunë të Prishtinës të mbajnë përgjegjësi dhe të kryejnë punën. Ndërsa sa i përket buxhetit, tha se ka nevojë për plotësime.

Retkoceri: VV po bëhet gati për protesta, e ka një problem, të apasionuarin Albin Kurti

“Ne nuk jemi në koalicion me Shpend Ahmetin, bash këta janë se këta e kanë pas kryetarë më herët, janë ça e përça, janë gjuajtur, po bijn liçimet që i kanë krijuar vet, ku i keni drejtorët, jepni llogari për ta, janë drejtorë në qeverisjen e Shpend Ahmetit, ku janë katër drejtorë. Nuk ka neve ku me dhimtë dhëmbi, në vijë i kemi krejt, por po u dhamin juve se pushtetin e doni por thoni që ne nuk kemi përgjegjësi. Ju keni përgjegjësi, rrini në përgjegjësi tuaja se përgjegjësive të PDK-së u vjen rendi, sepse pa kaluar nga PDK ju e dini askund nuk mund të shkoni. Këta e kanë një dhimtë, po bëhen gati për disa protesta, prej këtu mundohen me afektu edhe Kuvendin, edhe kryeqytetin për me arritë qëllimet. Ju e keni veç një problem, të apasionuarin Albin Kurtin”, tha ai.

Ndërsa Azemi tha se PDK do të votojë çka kërkon Shpend Ahmeti, meqë sipas tij, në këtë formë po bëjnë pazare të tjera.

Azemi: PDK voton çdo gjë që i thotë Shpend Ahmeti

“Fjalë i tha kundër VV-së asnjë kundër PSD-së, urime ky koalicion, ua kam uruar herën e kaluar, ua uroj prap. Nuk keni nevojë me i rrejt qytetarët se është diçka që shihet, bëhuni të sinqertë, pranojeni, keni interesa të ngushte, për interesa të përgjithshme as që e dini çka janë ato. Kështu që bëhuni të sinqertë, edhe një herë iu ftoj mos me votu këtë buxhet, në votim vërehet kush është kush, e kush është në koalicion me kënd. Ju keni me votu çdo gjë që u thotë Shpend Ahmeti, e keni marrë Termokosin u jep edhe diçka, i ndani këto pazare, këta po u japin atje në Kuvend sa po munden edhe kourum, kështu që urime edhe një herë”, tha ai.

VV akuzon Shpend Ahmetin për koalicion të fshehtë me PDK-në

Me akuza nga VV-ja në drejtim të PSD-së, ka filluar mbledhja e tetë e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Duke folur për thirrjen e mbledhjes vetëm dy ditë pas mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa dhe futjen e projekt-propozimit për buxhetin e vitit 2019 në rend të ditës, asamblisti i VV-së Egzon Azemi ka akuzuar Shpend Ahmetin se ka lidhur koalicion të fshehtë me PDK-në.

“Numrat i keni jeni në koalicion në PDK-në, s’di pse po veproni kështu. Kryetari më shumë kohë harxhon duke qëndruar jashtë duke bërë pazare me Blerandin (Stavilecin) sesa në sallë. Të gjitha sulmet politike në komunë po i bën t’i Shpend,” ka thënë Azemi.

Ndërsa Ahmeti e ka ftuar Azemin që të shkojë në zyrën e kryetarit për të diskutuar çdo problem. “Dera e kryetarit është e hapur, eja kur të duash. Eja takoje kryetarin”, i është përgjigjur Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat