Sveçla: Nëse Thaçi nuk vjen të raportojë dëbimin e shtetasve turq do ta sjellim me dhunë

Aktuale

Sveçla: Nëse Thaçi nuk vjen të raportojë dëbimin e shtetasve turq do ta sjellim me dhunë

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 18:10
Deputeti i Vetëvendojes, Xhelal Sveçla

Xhelal Svecla, kryetari i komisionit parlamentar për hetimin e deportimit të gjashtë shtetasve turq, ka thënë se do të kërkojnë raportimin e 22 personave, që konisderohen si të përfshirë në rrëmbimin e tyre.

Pjesë e listës që pritet të raportojnë para komisionit janë edhe krerët më të lartë të shtetit; presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Deputeti i Vetëvendojes, Xhelal Sveçla, ka thënë" se nëse Presidenti Thaçi refuzon të raportojë para komisionit, do të kërkojnë që ta sjellin atë me dhunë.

“Nëse ai nuk vjen, ne do të kërkojmë nga Gjykata që ta angazhojë Policinë që ta sjellin me forcë Presidentin, por edhe të tjerët, që refuzojnë të raportojnë”, ka thënë Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat