Deputeti i partisë së Merkelit: Harrojeni korrigjimin, është ide e rrezikshme - Bota Sot
Deputeti i partisë së Merkelit: Harrojeni korrigjimin, është ide e rrezikshme

Aktuale

Deputeti i partisë së Merkelit: Harrojeni korrigjimin, është ide e rrezikshme

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 18:54
Deputeti i parlamentit gjerman, Peter Beyer

Deputeti i parlamentit gjerman, Peter Beyer, njëherësh anëtar i partisë CDU të kancelares, Angela Merkel, ka pohuar se Gjermani nuk e përkrahë idenë për korrigjimin e kufirit në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Kancelarja, Angela Merkel, ka bërë të qartë – ajo nuk është vetëm shefja e partisë, ne ndajmë të njëjtin mendim – vërtet është një ide e keqe dhe shumë e rrezikshme që të bëjmë ndarje në baza të grupeve etnike”.

Në një intervistë, Beyer ka theksuar se një ide e tillë mund të ketë një efekt domino.

“Është shumë e rrezikshme ngase mund të hapeshin temat edhe tek Republika Sërpska, pastaj nuk mund të harrojmë është Ukrainën për Krimenë. Do të ishte një mesazh shumë i gabuar dhe i rrezikshëm. Shumë qartë e refuzojmë këtë ide”.

Bayer gjithashtu ka dhënë edhe një alternativë të mundshme, që sipas tij, ishte diskutuar më parë.

“Kemi bërë propozime për modele të ndryshme. Njërin prej modeleve do ta përsëritja sërish. Modeli gjermano-gjerman. Atëherë kemi pasur dy Gjermani dhe kanë mbijetuar në mënyrë paqësore. Nuk është ndjekur kjo ide, ka arsye te ndryshme mirëpo nuk do të ishte keq të mendohej për këtë”.

“Megjithatë, nuk është çështje e jona të përzihemi dhe të sjellim ide të reja mirëpo kemi përgjegjësi që të drejtojmë apo të udhëzojmë shtetet në proceset e integrimit evropian”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...