Gazetari gjerman: Rishikimi i kufijve Kosovë-Serbi, efekt domino

Aktuale

Gazetari gjerman: Rishikimi i kufijve Kosovë-Serbi, efekt domino

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 23:13
Nobert Mappes

Debati për korrigjimin e kufijve, ka shfaqur edhe interesin e të huajve. Ekipi i Top Story, gjatë xhirimeve në Serbi, takojnë një gazetar të Radios Kombëtare Gjermane i cili e kritikon këtë nismë të Thaçit dhe Vuçiç.

Gazetari Gjerman, Nobert Mappes: Mendoj se është një ide e keqe, ka patur një dogmë (Bindje), nga politikat perëndimore, që monitoron Ballkanin dhe kjo ishte mosndryshimi i kufijve.

Ai e njeh mirë Ballkanin, problemet mes Serbisë dhe Kosovës.

Gazetari Gjerman, Nobert Mappes: Rishikimi i kufijve është një ide e vjetër e ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiç, që nisi rreth viteve 2011 – 2012 dhe ka qëndruar në prapaskenë deri para pak muajsh. nëse nis rishikimi i kufijve mbi baza etnike, s’do të ketë më ndalim. Bosnja është në një situatë të tillë, Maqedonia, Sanxhaku, Vojvodina, nuk do të ndalojë kjo lojë.

Gazetari gjerman paralajmëron një efekt domino, të rishikimit të kufijve, nëse kjo lojë nis me Serbisë dhe Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat