Pas Milaim Zekës, lirohet edhe Shkumbin Demaliaj

Aktuale

Pas Milaim Zekës, lirohet edhe Shkumbin Demaliaj

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 15:14
Shkumbin Demalijaj

Pas Milaim Zekës, edhe deputeti i AAK-së, Shkumbin Demalijaj, është liruar edhe nga masa e arrestit shtëpiak.

Lajmin për mediat vendore e ka konfirmuar avokati i deputetit Demalijaj, Arianit Koci.

“Po është liruar dhe nuk ka asnjë masë ndaj tij tashmë”, ka thënë ai.

Ndryshe, Demalijaj fillimisht ishte mbajtur në paraburgim pas deklarimeve të tij të cilat ishin konsideruar si kërcënim në drejtim të ish-prokurorit Elez Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat