Tymoshenko nga Gjeneva tregon kur do ta njoh Ukraina shtetin e Kosovës

Aktuale

Tymoshenko nga Gjeneva tregon kur do ta njoh Ukraina shtetin e Kosovës

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 21:06
Yulia Tymoshenko me Sali Berishen

“Ne populli i Ukrainës jemi liridashës si ju shqiptarët. Prandaj na kanë përcjellur histori të ngjashme. Ishim halë në sy të diktaturave dhe regjimeve, ne nga rusët, ju nga serbët. Sot jetojmë neë liri falë Zotit dhe ndërkombëtarëve që mendojnë ndryshe nga rusët dhe serbët.. ” ka thëne liderja e Ukrainës Yulia Tymoshenko në Gjenevë.

Forumi Crans-Montana ka mbajtur punimet në Gjenevë në datat 24-27 Tetor 2018.

E pranishme ishte edhe kryeministrja ukrainase Yulia Tymoshenko, një ndër kandidatet kryesore për t’u zgjedhur presidente e këtij vendi.

Fillimisht Timochenko ka falënderuar Shqipërinë dhe Kosovën si dhe vet shqiptarët në Ukrainë që e mbështetën, mbrojtën Ukrainën nga terrorizmi rus.

Image

“Falënderoj shqiptarët nga zemra që ishin pjesëmarrës në protestat masive në Kiev kudër diktatorit pro-rus Yaunkovich. Thashë se kemi histori të përbashkëta me kosovarët, sepse edhe ne ishim në burgjet e Kievit në regjimin e diktaturës, po trajtoheshim si shqiptarët në burgjet serbe dikur në Prishtinë. Unë vetë jam dëshmitare, sepse isha viktimë e diktaturës ruse që zgjati dorën dhe cizmen edhe në Ukrainë” ka thënë Tymoshenko për “Presheva jonë”.

“Neve ukrainasve na përcolli një histori e përbashkët  me popullin e Kosovës, ishim të shtypur dhe viktimë e regjimeve dhe diktaturave”, ka thënë ajo.

Timochenko qe dënuar me burg për disa vite në tetorin e vitit 2011.

“Falënderoj nga zemra Sali Berishën dhe gjithë shqiptarët që ishin të angazhuar në lirimin tim nga burgu”, ka deklaruar më tej ajo.

Timoshenko duke folur për të kaluarën e saj të vështirë dhe  të popuillit të Ukrainës, ka falënderuar komunitetin ndërkombëtar për lirimin nga burgu, duke thënë se “ai i tha stop regjimeve diktatoriale, siç pati sukses në Kosovë”.

Tymoshenko njoftoi se ajo do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale që mbahen në vitin e ardhshëm.

 “Unë do të jem kandidate për presidencën e Ukrainës”, ka thënë ajo në një mesazh të postuar në faqen e saj zyrtare.

Tymoshenko premtoi se nëse do të jetë e suksesshme, ajo do të mbajë një referendum kushtetues që do të synojë të “demonopolizojë pushtetin” dhe të ndryshojë modelin e qeverisjes së këtij vendi të Evropës Lindore.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 31 mars 2019. “Vitin e ardhshem, ne mars, kur do zgjedhem presidente e Ukrainës do ta njoh shtetin e Kosovës”, ka deklaruar Tymoshenko.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat