Zemaj fton grupet politike të jenë pjesë e debatit të mërkurën

Aktuale

Zemaj fton grupet politike të jenë pjesë e debatit të mërkurën

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 12:36
Armend Zemaj

Armend Zemaj, në emër të grupit parlamentar të LDK-së, tha se seanca për dialogun me Serbinë mbahet të mërkurën dhe ftoi të gjitha grupet parlamentare të jenë pjesë e këtij debati.

‘Në emër të inicuesit për kërkesën e jashtëzakonshme që ka të bëjë me debatin parlamentar  dhe angazhimin e presidentit në dialogun me Serbinë, LDK-ja kërkoi që seanca të mbahet më 31. E kemi bërë këtë zhvendosje që t’i japim hapësirë edhe seancave të rregullta. Ftojmë të gjitha grupet politike të bëhen pjesë e këtij debati dhe të japin mendimet e tyre për rezolutë. Seanca është në ora 10:00, shpresojmë se këtë radhë nuk do të ketë sabotim, tha Zemaj pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat