MPJ i përgjigjet Vuçiqit: Shpifës i kriminalizuar, flamuri i Kosovës nuk u hoq në Stamboll

Aktuale

MPJ i përgjigjet Vuçiqit: Shpifës i kriminalizuar, flamuri i Kosovës nuk u hoq në Stamboll

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 15:57
Ministri i puneve te jashtme te Kosoves, Behgjet Pacolli dhe presidenti serb, Aleksandar Vucic

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit për Punë të Jashtme Behgjet Pacolli, ka thënë se flamuri i Kosovës nuk është hequr gjatë takimeve në Stamboll, siç ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në një përgjigje për media, Zyberaj e ka quajtur shpifës të kriminalizuar presidentin serb teksa ka thënë se delegacioni i Kosovës është nderuar në nivelin më të lartë protokollar.

Vuçiq: I pash Thaçin e Pacollin, me kërkesën time në Stamboll hoqën flamurin e Kosovës

“Vuçiqi është një shpifës i kriminalizuar. Flamuri i Kosovës ka qenë aty ndërsa delegacioni i Kosovës është nderuar me nivelin më të lartë protokollar”, ka thënë ai.

Në lidhje më këtë temë ka reaguar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Thaçi ka thënë se në Stamboll të Turqisë është nderuar shteti i Kosovës dhe shteti i Shqipërisë.

“Krenar me respektin që u bëhet shteteve tona. Beogradi le të krrokat sa të dojë. HTH”, ka shkruar presidenti Thaçi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat