Deda: Deputetët po garojnë kush kujt po ia ‘lëshon’

Aktuale

Deda: Deputetët po garojnë kush kujt po ia ‘lëshon’

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 12:13
Ilir Deda

(E plotësuar) - Deputeti i Alternativës, Ilir Deda tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës, në kohën kur vendi po përballet me një stuhi politike, kanë filluar lojën se kush kujt po ia “lëshon”, derisa tha se sikur të ishte garuar kështu në dialog me Serbinë, ky proces do të kishte përfunduar kaherë.

Ai tha se deputetët duhet të jenë më parimor, duke shtuar se Kuvendi duhet ta thotë të vërtetën për territorin dhe atë se çka e bashkon Kosovën në procesin me Serbinë.

Ai duke thënë se të gjithë duhet të jenë më racional, ftoi që të gjithë të kthehen në binarët nga të cilët kanë dal vet.

Deda: Deputetët po garojnë kush kujt po ia ‘lëshon’

“Erdhëm më me optimizëm në këtë seancë dhe tash filluam këtë lojën kush kujt  po ia lëshon, e kjo është marrë për këtë Kuvend dhe për neve si njerëz të zgjedhur. Nëse e shohim në bazë të deklaratave, pajtohemi që asnjë bartës institucional nuk ka të drejt me negociu për territorin e Kosovës... Dhe këtu përfundon pajtimi mes nesh. Unë iu kisha lut, qëtë mos bëhemi si një telenovelë e lirë dhe mos ta vazhdojmë këtë lojë kështu... Nëse të gjithë bashkohemi rreth kësaj, që asnjë bartës institucional  nuk ka të drejt të negociojë për territor të Kosovës, kjo mjafton për rezolutën të cilën duhet ta aprovojmë, patjetër, patjetër, patjetër sot... Sikur të kishim pasur këso vrulli se kush është më i mençur në dialog me Serbinë, ne moti e kishim përfundu këtë proces”, tha Deda.

Ai pati një lutje për PDK-në, që të mos ta kushtëzojë aprovimin e kësaj rezolute.

***

Ilir Deda, deputet në Kuvendin e Kosovës, thotë se çështja e dialogut po shndërrohet në telenovelë.

“Ne filluam lojën në këtë Kuvend kush kujt poi a lëshon. Kjo është marre për neve. Nga deklaratat publike pajtohemi të gjithë se asnjë bartës nuk ka të drejtë të negociojë për territorin e Kosovës. A pajtohemi për këtë po. Këtu përfundon pajtimi mes nesh, iu kisha lutë të mos bëhemi si një telenovelë e lirë dhe mos ta vazhdojmë këtë lojë kështu”, tha Deda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat