“Thaçi është duke bërë vetëvrasje nëse tenton që Parisin ta bëjë vendin ku falen trojet shqiptare”

Aktuale

“Thaçi është duke bërë vetëvrasje nëse tenton që Parisin ta bëjë vendin ku falen trojet shqiptare”

Nga: N.H Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 16:01
Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq

Më 11 nëntor në Paris, mund të ketë një takim mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut serb, Aleksandar Vuçiq.

Dy presidentët pritet që të diskutojnë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe idetë e reja për rishikimin e kufijve.

Ndërsa, lidhur me ketë paralajmërim, ka reaguar edhe analisti dhe njohesi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, thotë se Thaçi është duke bërë vetëvrasje nëse tenton që Parisin ta bëjë edhe njëherë vendin ku falen trojet shqiptare.

Në ketë shkrim, Abazi thekson se një popull nuk po e duron më presidentin Thaçi.

“Nuk e di nëse e eliminojnë Thaçin ata te cilëve ju ka premtuar se do ta ndajë e shkatërrojë Kosovën nëse nuk e mbanë atë premtim, por sigurisht qe ne cilindo rast Thaçi është duke bere vetëvrasje nëse tenton qe Parisin ta beje edhe njëherë vendin ku falen trojet Shqiptare. Një popull nuk e duron më ketë njeri”, ka shkruar Abazi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat