Thaçi pas takimit: Serbia pati diskurs agresiv dhe arrogant - Bota Sot
Thaçi pas takimit: Serbia pati diskurs agresiv dhe arrogant

Aktuale

Thaçi pas takimit: Serbia pati diskurs agresiv dhe arrogant

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 20:46
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se në takimin e sotëm në Bruksel, pala serbe dhe Aleksandar Vuçiq kishin një diskurs agresiv dhe arrogant, kurse diskursi i palës kosovare ishte i argumenteve dhe i anës së drejtë për arritjen e një marrëveshje të balancuar.

Këtë deklaratë presidenti Thaçi dha pas takimit trepalësh që ka pasur në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga delegacioni Serbisë dhe Aleksandar Vuçiq, ndërsa diskursi ynë ishte i argumenteve dhe i anës së drejte për arritjen e marrëveshje të balancuar, që do të nënkuptonte njohjen reciproke, dhe anëtarësim e Kosovës në OKB, gjithashtu me mundësi reale edhe të zëvendësimit të Rezolutës 1244. Kështu që janë gjerë të ndjeshme dhe të mëdha, këto që kemi para nesh në ditët dhe javët e ardhshme. Andaj unë mbes me shpresë se me një përfaqësim, bazë edhe më të gjerë politike, Kosova siç ja ka dalë edhe më herët do të ia dalë edhe kësaj radhe”, tha presidenti Thaçi.

****

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka vlerësuar shumë të vështirë takimin që zhvilloi në Bruksel me homologun serb Aleksandar Vuciq.

Ai e ka quajtur arrogant diskursin e Vuçiqit.

“Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga Serbia dhe Vucic derisa diskursi ynë ishte i argumenteve dhe i anës së drejtë për arritjen e një marrëveshje të balancuar që do të nënkuptonte njohjen reciproke dhe hyrjen në OKB dhe zëvendësimin e rezolutës 12/44’, tha Thaçi.

Tha se takimi i radhës do të mbahet se shpejti derisa shpreson në arritjen e një marrëveshje finale.

“Mbes me shpresë se me një përfaqësim me bazë edhe më të gjerë politike Kosova si edhe më herët do të ja dalë edhe kësaj radhe’, theksoi Thaçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...