Thaçi takon Merkel, pajtohen për arritjen e një marrëveshje gjithpërfshirese - Bota Sot
Thaçi takon Merkel, pajtohen për arritjen e një marrëveshje gjithpërfshirese

Aktuale

Thaçi takon Merkel, pajtohen për arritjen e një marrëveshje gjithpërfshirese

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 17:20
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Angela Merkel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Paris ka zhvilluar një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Thaçi përmes profilit të tij në Twitter, ka thënë se me kancelaren Merkel kanë biseduar për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne u pajtuam se përkrahja gjermane është përcaktuese për këtë marrëveshje dhe për anëtarësimin tonë në BE’, ka shkruar Thaçi në Twitter, 

Më herët presidenti Thaçi ka postuar edhe fotografinë e takimit që ka pasur mbrëmë në Paris me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...