Qeni masakron vogëlushen nga Kosova , zbulohet kush ishte pronarja dhe përgjegjësitë që do mbajë - Bota Sot
Qeni masakron vogëlushen nga Kosova , zbulohet kush ishte pronarja dhe përgjegjësitë që do mbajë

Aktuale

Qeni masakron vogëlushen nga Kosova , zbulohet kush ishte pronarja dhe përgjegjësitë që do mbajë

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 08:01
Vogëlushja shqiptare, Granita Berisha, dhe Pronarja e qeni

Vogëlushja shqiptare, Granita Berisha, vetëm 7 vjeç, u kafshua nga një qen në Rickenbach LU, Zvicër, në muajin shtator.

Ajo u gjet në rrugë nga disa kalimtarë të rastit, të cilët e çuan Granitën tek mamaja e saj, të mbuluar në gjak dhe me një plagë mbi syrin e djathtë.

Si pasojë e lëndimeve nga kafshimi i qenit, e mitura është detyruar të qëndrojë për disa ditë në spital.

Tashmë kur kanë kaluar dy muaj nga ngjarja, policia ka arritur të identifikojë pronaren e qenit, një grua me flokë të shkurtër dhe të bardhë, e cila u paraqit vetë në komisariat.

Ajo u identifikua, pas marrjes në pyetje të disa dëshmitarëve. Pronarja e qenit, do të gjykohet, për shkak se nuk e mbajti nën mbikëqyrje qenin dhe për shkak të plagëve që kafsha ka shkaktuar tek vogëlushja.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...