Arrestohet një pjesëtar i FSK-së, iu gjet drogë e armë pa leje - Bota Sot
Arrestohet një pjesëtar i FSK-së, iu gjet drogë e armë pa leje

Aktuale

Arrestohet një pjesëtar i FSK-së, iu gjet drogë e armë pa leje

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 15:34
FSK

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është arrestuar pak pas mesnatës të dielën, pasi në veturën e tij u gjet drogë dhe armë pa leje.

Në një raport të Policisë, thuhet se E.G. (emër i njohur për redaksinë), i vitit të lindjes 1996, ishte ndaluar me veturën e tij Mercedes C220 në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas, konkretisht në fshatin Polac të Skenderajt, rreth orës 00:35.

Ndaj tij janë ngritur dy raste, kjo pasi atij iu gjetën armë pa leje, por edhe drogë.

Në raportin e Policisë për armë, thuhet se janë gjetur dhe sekuestruar “një pistoletë e llojit Zavodi Crvena Zastava Kragujevac, Jugoslavia, 9MM, me mbishkrimin ‘PARA’, një karikator i pistoletës së lartcekur, shtatë fishekë të kalibrit 9x19mm (një fishek e ka kokën e prerë), dhe një tytë (rezervë) e pistoletës, pa numër serik”.

Teksa në rastin tjetër tregohet se atij i është gjetur “sasi e vogël që dyshohet të jetë e bimëve narkotike e llojit marihuanë, një letër mbështjellëse e cigares dhe një kuti që shërben për grirjen e kësaj bime”.

Të gjitha këto, sipas raportit të policisë, iu gjetën në një çantë të vogël krahu të cilën e mbante të varur në krah.

E.G. është arrestuar, por në raportin e Policisë thuhet se Prokurori kujdestar nuk ka qenë i qasshëm në telefon dhe i dyshuari është liruar. Rasti tash ka shkuar në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...