Daçiqi tallet me Kosovën dhe fyen Kancelarin austriak, Sebastian Kurz - Bota Sot
Daçiqi tallet me Kosovën dhe fyen Kancelarin austriak, Sebastian Kurz

Aktuale

Daçiqi tallet me Kosovën dhe fyen Kancelarin austriak, Sebastian Kurz

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 16:09
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, nuk ka lënë rastin e dështimit të Kosovës që të bëhet anëtare e Interpolit për t’u tallur me Kosovën por edhe për ta fyer Kancelarin e Austrisë Sebastian Kurz, i cili e ka mbështetur Kosovën.

Daçiqi ka zgjedhur faktin se Kurzi e ka mbështetur Kosovën për të thënë në gjuhën serbe “preko koga su hteli, tako su i prošli” (Përmes kujt deshën, ashtu edhe kaluan), që me fjalë tjera porosit se Kosova ka dashur “preko kurca” (përmes organit gjenital mashkullor) të bëhet anëtare e Interpolit”, transmeton Koha.net.

“Unë nuk kam obligim të jem i përmbajtur. Dua të them se kjo është një fitore e madhe për Serbinë dhe popullin serb. Kjo është dëshmi se asgjë nuk mund të bëhet me forcë dhe asgjë nuk mund të bëhet pa marrëveshje me Serbinë”, citon B92 fjalët e Ministrit të Jashtëm të Serbisë, ish-bashkëpunëtorit të ngushtë të Sllobodan Millosheviqit.

Madje Daçiqi thuhet të ketë përmendur edhe refrenin e këngës luftarake dhe luftnxitëse për “Serbinë e Madhe”, nën tingujt e së cilës janë bërë masakrat në Vukovar, Srebrenicë e Drenicë: “Ko to kaže, ko to laze Srbija je mala!” (Kush thotë, kush gënjen se Serbia është e vogël)”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera