Pack kundër ndarjes, sulmon Europën për vizat, arsyeton Qeverinë për taksën kundër Serbisë

Aktuale

Pack kundër ndarjes, sulmon Europën për vizat, arsyeton Qeverinë për taksën kundër Serbisë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 12:37
Doris Pack

Doris Pack, politikane gjermane dhe ish deputete e Parlamentit Europian, ka komentuar vendimin e taksës së Qeverisë së Kosovës për produktet serbe, ajo ka thënë se ky është mjeti i vetëm i për t’iu kundërpërgjigjur mungesës së miqësisë me fqinjët. E quan të turpshëm mosheqjen e liberalizimit të vizave.

Pack është shprehur se asnjë politikan i arsyeshëm nuk mund ta çojë përparja ndarjen e Kosovës.

“Po, është e turpshme që ne ende e shtyejmë heqjen e vizave për Kosovën! Ata po ndihen të lënë anash, prandaj rritja e taksave për ta shihet si mjeti i vetëm për t’iu kundërpërgjigjur mungesës së miqësisë së fqinjëve të tyre. Asnjë politikan i dijshëm dhe i arsyeshëm nuk mund ta çojë përpara seriozisht ndarjen”, ka shkruar Pack në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat