Delagacioni i SBASHK-ut në Kongresin e Sindikatave të Arsimit të Holandës

Aktuale

Delagacioni i SBASHK-ut në Kongresin e Sindikatave të Arsimit të Holandës

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 09:33
Delagacioni i SBASHK-ut në Kongresin e Sindikatave të Arsimit të Holandës

Delegacioni i SBASHK-ut u takua me miqtë e vjetër të arsimit shqip Valter Dreshler, me ish sekretarin gjeneral të Internacionales Botërore të Arsimit Fred Van Liven, me veprimtaren e njohur Trudi Kerperien, por edhe me udhëheqësin më të lartë aktual të Inernacionales Botërore të Arsimit, sekretarin gjeneral, David Eduards, drejtoreshën e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës , znj. Susan Flocken dhe me kryetaren e Sindikatave të Arsimit të Holandës, Liezbet Verhergen.

Sipas kumtesës për media dërguar nga SBASHK-u, sindikata e Arsimit të Holandës ( AOb) dhe veprimtarët e udhëheqësit e saj që moti janë miq të vjetër e të dëshmuar të arsimit të Kosovës dhe të SBASHK-ut. Kongresi i Tetë i kësaj sindikate  mundësoi të takohen rishtazi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj e menaxheri për financa e kordinatori për bashkëpunim Ymer Ymeri me miqtë e vjetër të arsimit shqip Valter Dreshler, me ish sekretarin gjeneral të Internacionales Botërore të Arsimit  Fred Van Liven, me  veprimtaren e njohur Trudi Kerperien, por edhe me udhëheqësin më të lartë aktual të Inernacionales Botërore të Arsimit, sekretarin gjeneral,  David Eduards, drejtoreshën e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës , znj. Susan Flocken dhe me kryetaren e Sindikatave të Arsimit të Holandës,  Liezbet Verhergen.

Në një takim miqësor, Dreshler bashkë me bashkëshorten e tij Xhenifer u kthyen me kujtimet e tyre në kohët e okupimt të Kosovës, kur arsimi shqip po mbahej falë unitetit e qëndresës së mësimdhënësve e popullit dhe ndihmës së miqve ndërkombëtar. Veprimtari i madh, e dikur sekretar i përgjithshëm i Sindikatës Holandeze  të Arsimit, ndalej të momentet kur po vizitonte shpesh Kosovën në vitet e okupimit  dhe kujtonte  situata kur po ndante fatin me kolegët e tij  nga e tërë Kosova në ato kohë plot vujatje e sakrifica.

Një moment plot memocione ishte edhe takimi i delegacionit të SBASHK-ut me ish sekretarin gjeneral të Inernacionales Botërore të Arsimit ,Fred Van Liven. Ky mik i vjetër e i dëshmuar i arsimit ët Kosovës iu gëzua këtij takimi me përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe i përgëzoi ata për punën dhe përkushtimin duke i këshilluar që të vazhdojnë pa u ndalur në mbrojtjen e të drejtave dhe realizimin e kërkesave të anëtarësisë së SBASHK-ut sepse, si tha ai, e kanë pasur dhe do ta kenë përkrahjen e  Internacionales Botërore të Arsimit. Delegacioni i SBASHK-ut edhe kësaj radhe ka falënderuar mikun e madh të Arsimit të Kosovës, z. Liven për gjithë angazhimet e përkrahjen e në kohën e e okupimit të Koosvës, por edhe në gjithë vitet e pasluftës .

Delegacioni i SBASHK-ut është takuar dhe  ka bashkëbiseduar edhe me  sekretarin e tanishëm gjeneral të Inernacionales Botërore të Arsimit, z. David Eduards, me  drejtoreshen e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës , Susan Flocken dhe me kryetaren e Sindikatave të Arsimit të Holandës, Liezbet Verhergen. Delegacioni i SBASHK-ut  duke iu përgjigjur ineresimit të tyre i ka informuar për situatën aktuale në arsim dhe për sfidat me të cilat po përballet SBASHK për të marrë edhe një  herë mbështetjen dhe përkrahjen e  e tyre të plotë. Delegacioni i SBASHK-ut është takuar edhe me përfaqësues të sindikatave të arsimit nga  Italia dhe vende të tjera të Evropës.

Krahas pjesëmarrjes në punimet e Kongresit të Sindikatës së Arsimit të Holandës, delegacioni i SBASHK-ut ka marrë pjesë edhe në tryeza dhe punëtori që janë organizuar nga veprimtarë të sindikatës holandeze të arsimit me tematika aktuale për arsimin dhe sfidat me të cilat po përballet arsimit dhe sindikata e këtij sektori në Holandë, por edh në vendet e Ballkanit, Evropës e në tërë botën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat