Shfaqet “Boss”-i i veriut Milan Radojiçiq: Policia e Kosovës provoi të më vrasë para fëmijëve

Aktuale

Shfaqet “Boss”-i i veriut Milan Radojiçiq: Policia e Kosovës provoi të më vrasë para fëmijëve

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 17:36
Milan Radojiçiq

Nënkryetari i Listës Serbe dhe i kërkuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit, Milan Radojiçiq ka folur pasi arriti t’i ikte forcave special të premten në mëngjes.

Ai u arratis, kurse Policia e Kosovës tashmë ka lëshuar flet-arrest.

Media serbe raporton se Milan Radojiçiq së fundi ka lëshuar edhe një komunikatë për publikun, ku ka sqaruar detaje nga ngjarja.

“Ata erdhën në apartamentin tim, ku jetoj me gruan dhe fëmijët e mi. Me armë në dhëmbë, me synimin e vetëm që të më vrasin. Dhe unë kam prova për këtë”, ka shkruar nënkryetari i Listës Serbe.

Tutje ai ka akuzuar institucionet e Kosovës se po duan ta shkatërrojnë, pasi pretendon se është shumë i rëndësishëm për serbët e veriut.

“Prishtina dëshiron të më heq qafer, pasi e dinë se unë jam i gatshëm të kundërshtojë çdo tentim për ta pushtuar Veriun. Por pavarësisht, nuk do të mund të më detyrojnë të largohem nga kjo zonë”, thuhet në deklaratën e Radojiçiq.

Policia e Kosovës në aksionin e të premtes ka arrestuar tre serbë sit ë dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Në një njoftim ishte bërë e ditur se i arratisuri ishte edhe Radojiçiq.

Ky i fundit në një deklaratë kishte thënë se nuk ka asnjë informatë për atë se çfarë ka ndodhur.

“Nuk e di për çfarë e keni fjalën”, kishte thënë Radojiçiq.

Ndryshe të arrestuarit, tashmë janë në paraburgim me vendim të Gjykatës që e mori dje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat