Veseli uron komandantin e ri të KFOR-it, Lorenzo D’addario

Aktuale

Veseli uron komandantin e ri të KFOR-it, Lorenzo D’addario

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 13:07
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’addario, i cili sot pranoi detyrën nga paraardhësi i tij, General Salvatore Cuoci

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’addario, i cili sot pranoi detyrën nga paraardhësi i tij, General Salvatore Cuoci.

Duke falënderuar gjeneralin Cuoci për kontributin e tij në krye të forcave të NATO-s në vendin tonë, kryeparlamentari Veseli i ka uruar mirëseardhje komandantit të ri, D’addario, duke i ofruar njëkohësisht bashkëpunim të plotë.

“Uroj komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’addario, që sot pranoi detyrën nga paraardhësi i tij, General Salvatore Cuoci, të cilin e falënderoj për bashkëpunimin dhe punën gjatë shërbimit në vendin tonë. Kosova është vend i sigurt dhe faktor paqeje e stabiliteti në rajon.

Sikurse deri më tani, KFOR-i do ta ketë bashkëpunimin e plotë të institucioneve të Kosovës, në funksion të përmbushjes së detyrave dhe misionit të tij, në shërbim të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka theksuar kryeparlementari Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat