Thaçi do të flasë për të ardhmen e Kosovës para studentëve në Londër

Aktuale

Thaçi do të flasë për të ardhmen e Kosovës para studentëve në Londër

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 19:04
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, do të mbajë një bashkëbisedim me studentë të Fakultetit për Ekonomi dhe Shkencë Politikë në Londër, (London School of Economics and Political Science).

I pari i shtetit të Kosovës në këtë bashkëbisedim do të flet për të ardhmen e Kosovës.

Po ashtu Thaçi do të flasë edhe për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi,ku i pranishëm do të jetë edhe Robert Cooper, i cili lehtësoj dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në këtë bashkëbisedim pritet që të diskutohet edhe për analizën strategjike dhe rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor.

Ky organizim do të mbahet më 5 dhjetor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat