Mustafa: Institucionet duhet të japin dorëheqje dhe të shpërndahen - Bota Sot
Mustafa: Institucionet duhet të japin dorëheqje dhe të shpërndahen

Aktuale

Mustafa: Institucionet duhet të japin dorëheqje dhe të shpërndahen

Nga: N.A Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 12:40
Ish kryeministri i Kosovës, njëherit kryetari i LDK-së Isa Mustafa

Ish kryeministri i Kosovës, njëherit kryetari i LDK-së Isa Mustafa përmes një postimi në facebook ka thënë se është i mendimit se institucionet e vendit nuk po sillen me përgjegjësi ndaj gjendjes së krijuar në veri të vendit, dhe për këtë këto institucione duhet të japin dorëheqje dhe të shpërndahen.

“Sjellja, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe të Kuvendit, pa marrë parasysh se çfarë deklaron Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe disa ministra, po bëhen pjesë e projektit të ndarjes së veriut të Kosovës. Po shihet qartë se Presidenti nuk është vetëm në idenë e tij për korrigjim të kufijve”, ka shkruar Mustafa, në një reagim të publikuar në rrjetin social Facebook.

Ai tutje ka thënë se është e papranueshme që për efekte populliste e të fushatës të rrezikohet integriteti territorial dhe ushtrimi i pushtetit në terë territorin e vendit.

“Institucionet e tilla të papërgjegjshme duhet të japin dorëheqje dhe të shpërndahen”, përfundoi Mustafa. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat