Hahn nesër në Kosovë, a do të hyjë liberalizimi në agjendë gjatë dhjetorit? - Bota Sot
Hahn nesër në Kosovë, a do të hyjë liberalizimi në agjendë gjatë dhjetorit?

Aktuale

Hahn nesër në Kosovë, a do të hyjë liberalizimi në agjendë gjatë dhjetorit?

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 08:48
Johannes Hanhn

Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hanhn, të hënën do ta vizitojë Prishtinën, ku do të takohet me Presidentin e vendit Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Vizita e tij vjen pas vendimit të qeverisë për ta ngritur në 100 për qind taksën ndaj produkteve me origjinë serbe e boshnjake.

Hahn, dhe përfaqësues të tjerë të Bashkimit Evropian e kanë kundërshtuar kategorikisht tarifën e vënë nga institucionet.

Ndërsa, kur kemi hyrë në muajin e fundit të vitit, akoma nuk dihet nëse liberalizimi do të jetë pjesë e agjendës në Mbledhjen e KËshillit të Ministrave.

Hahn pritet, ndër të tjera, edhe të njoftojë nëse Kosova ka shpresë që t’i hiqet regjimi i vizave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...