Presidenti Thaçi flet si Shef i Limajt e Ahmetit: Do t’ia dalim me sukses dialogut me Serbinë

Aktuale

Presidenti Thaçi flet si Shef i Limajt e Ahmetit: Do t’ia dalim me sukses dialogut me Serbinë

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 21:53
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, a ka mirëpritur miratimin e rezolutës për dialogun me Serbinë e propozuar nga PSD’ja. Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se dialogu me Serbinë nuk do të jetë i lehtë, po thotë se së bashku do të ia dalin me sukses. “Nuk do të jetë e lehtë, por së bashku si spektër politik, institucional, shoqëri civile dhe me besim tek miqtë ndërkombëtarë, do t’ia dalim me sukses”.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Si president i vendit, e përshëndes miratimin e Rezolutës dhe Ekipit Negociator nga Kuvendit i Kosovës, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i udhëhequr nga Bashkimi Evropian, në krye me znj. Mogherini, i mbështetur nga SHBA dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë, do të përmbyllet me marrëveshje ligjërisht obliguese ndërkombëtare, njohje reciproke si dy vende sovrane dhe anëtarësim të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Nuk do të jetë e lehtë, por së bashku si spektër politik, institucional, shoqëri civile dhe me besim tek miqtë ndërkombëtarë, do t’ia dalim me sukses.

Bartësit e institucioneve me përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe ligjore, me legjitimitet qytetar, së bashku me ekipin negociator, do të koordinohen për udhëheqjen, mbarëvajtjen dhe përmbylljen me sukses të marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse.HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat