Tahiri: Delegacioni shtetëror për dialog s’ka legjitimitet të mjaftueshëm

Aktuale

Tahiri: Delegacioni shtetëror për dialog s’ka legjitimitet të mjaftueshëm

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 09:54
Edita Tahiri

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka bërë me dije se për fazën finale të dialogut me Serbinë, Kosovës i duhet një delegacion gjithëpërfshirës.

Në një intervistë për “Epoka e re”, ajo ka thënë se delegacioni i votuar në Kuvendin e Kosovës nuk ka legjitimitet të mjaftueshëm për ta përfaqësuar Kosovën në këtë proces.

Sipas Tahirit, legjitimiteti i nevojshëm do të arrihej vetëm me përfshirjen në delegacion edhe të dy partive më të mëdha opozitare, LDK-së dhe LV-së.

Ndonëse e ka mirëpritur miratimin e rezolutës për dialogun, ajo nuk pajtohet me bashkëkryesimin e delegacionit nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat