Uta Ibrahimi gjendet në Manasulu

Alpinizem

Uta Ibrahimi gjendet në Manasulu

Nga: K.G. Më: 13 shtator 2023 Në ora: 13:13
Uta Ibrahimi

Alpinistja e mirënjohur, Uta Ibrahimi, është para sfidës së radhës.

Synimi i saj është të arrijë në “Majën e Vërtetë”.

Aktualisht gjendet në Manasulu. 

“U nisa për Shishapangma, përfundova në Manasulu.

Po qëndroj para ‘Zotit të Manasulus’ gati për me e filluar ekspeditën e radhës në Manasulu.

Edhe pse këtë maje e kam ngjit në vitin 2017, mirëpo në vitin 2021 është hap rruga deri tek ‘Maja e Vërtetë’, dhe për projektin e 14 Majave duhet me u ngjit ‘maja e vërtetë’, e gjithashtu pasi që Shishapangma dhe Kina për momentin janë në proces të lejes dhe vizave, e gjate kohës sa presim.

Mendova se është mundësi e mirë me u aklimatizu dhe me tentuar me ngjit ‘Majën e vërtetë’”, ka shkruar Ibrahimi në profilin e saj në facebook.

Që nga dita e nesërme Utën e pret sprovë e re.

“Prej nesër, mundeni më me ndjek në Garmin dhe lëvizjen drejt kampeve dhe majës!

Shihemi pas disa javëve”, ka përfunduar Uta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat