Anëtarja e Gjykatës së Lartë, i nënshtrohet operacionit

Amerika

Anëtarja e Gjykatës së Lartë, i nënshtrohet operacionit

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 08:46
Ruth Bader Ginsburg

Gjykata e Lartë njoftoi se gjykatësja Ruth Bader Ginsburg kishte kryer një operacionpër të hequr dy masa tumorale malinje nga mushkëria e saj e majtë.

Kjo është hera e tretë që gjykatësja Ginsburg përballet me kancerin që nga koha kurajo u bë anëtare e gjykatës në vitin 1993.

Në njoftim thuhej se gjykatësja 85 vjeçare e kishte kryer operacionin të premten nëNju Jork dhe se pritet të qëndrojë në spital për disa ditë.

Gjykata tha se mjekët nuk kanë gjetur "ndonjë provë që sëmundja të jetë përhapur nëndonjë pjesë tjetër të trupit" dhe se nuk është planifikuar aktualisht të zhvillohetndonjë trajtim shtesë ndaj zonjës Ginsburg.

Masat tumorale u gjetën gjatë kryerjes së analizave pasi gjyqëtarja theu një nga brinjëtgjatë një aksidenti më 7 nëntor.

Zonja Ginsburg po trajtohet në qendrën për kancerit “Memorial Sloan Kettering” nëNju Jork.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat