Ngacmimi në shkollë, shkak për vetëvrasjen e 10 vjeçarit

Amerika

Ngacmimi në shkollë, shkak për vetëvrasjen e 10 vjeçarit

Nga: E.K Më: 23 janar 2019 Në ora: 15:09
Prindërit thonë se ai ishte ngacmuar vazhdimisht këtë vit shkollor në shkollë dhe në autobus, për aspekte racore

Një nënë është ankuar që shkollat po tregohen të pakujdesshëm për të ruajtur fëmijët nga ngacmimet. Ajo thotë se ishte pikërisht kjo arsyeja pse djali i saj 10 vjeç ka bërë vetëvrasje.

Vetëvrasje të shumta të fëmijëve dhe të rinjve po ndodhin në SHBA, si pasojë e ngacmimeve të vazhdueshme në shkolla nga të tjerët, shkruan U.S.A today, raporton "Bota sot" .

Rrëfimi

Tami Charles i dha djalit të saj dhjetëvjeçar tre punë për të bërë, ndërsa ajo ishte jashtë shtëpisë.

Ajo u kthye në shtëpinë e saj në Shively rreth një orë më vonë për të parë nëse djali kishte  përfunduar detyrat, mirëpo ajo gjeti djalin e saj të vdekur.

"Pse do ta ketë bërë këtë?" Charles pyeste veten derisa vraponte për të tentuar ta shpëtojë djalin. Mirëpo ajo tha se në mendjen e saj veç e kishte përgjigjen. Djali nuk mund të duronte më ngacmimin në shkollë.

Prindërit e fëmijës Charles dhe bashkëshorti i saj Donnie Bridges po bëjnë thirrje në Shkollat Publike të Qarkut Jefferson për të bërë më shumë për të ndaluar ngacmimin. Shkolla është fajtore për vdekjen e djalit tonë thonë prindërit.

Image

Prindërit thonë se ai ishte ngacmuar vazhdimisht këtë vit shkollor në shkollë dhe në autobus, për aspekte racore. Charles tha se kur ajo u ankua në shkollë dhe kërkoi burime për fëmijët të cilët ishin ngacmuar, ajo u refuzua. Dhe, tha ajo, disa punonjës të shkollave filluan të trajtonin djalin e saj ndryshe pas ankesave të saj.

Kryeinspektori Marty Pollio tha se ngjarja e vetëvrasjes së 10 vjeçarit e ka tronditur. Ai tha se tani kemi obligim të kujdesemi për të gjithë që raste të tilla të mos përsëriten. Pollio tha se ata po hetojnë sulmet e raportuara në Kerrick, duke thënë se distrikti do të shqyrtojë mënyrën se si stafi i shkollës iu përgjigj ankesave dhe si u trajtua kjo çështje.

Ai kërkoi që të gjithë të raportojnë rastet të ngjashme që të mëren masa për parandalimin e vetëvrasjeve. Ky rast është rasti i tetë që po ndodh në atë rajon dhe është shumë shqetësues.

Mirëpo konstatimet se është vetëm ngacmimi shkaktar i vetëvrasjeve është kundërshtuar. Vetëvrasjet e fëmijëve mund të lidhen me ngacmimin, por kurrë nuk është shkaku i vetëm që I bënë fëmijët ta bëjnë këtë veprim, thonë profesionistët e shëndetit mendor.

Mirëpo prindërit këtyre iu përgjigjën me faktin se ata po përpiqen t’i shpëtojnë përgjegjësisë që kanë për rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat