Vdes gjyshja pasi mjekët ia heqën veshkat gabimisht, e keq-diagnostikuan sëmundjen e saj

Amerika

Vdes gjyshja pasi mjekët ia heqën veshkat gabimisht, e keq-diagnostikuan sëmundjen e saj

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 08:55
Linda Woolley

Gjyshja 73 vjeçare e cila kishe kishte dy veshkat e saj të shëndetshme, në mënyrë të panevojshme i janë hequr nga doktorët, për shkak të një diagnoze të gabuar të kancerit. Ajo vdiq 8 muaj më vonë.

Linda Woolley, nga Englewood, Kolorado, ishte në listën e transplantit kur ajo pësoi një sulm kardiak dhe vdiq.

Ajo u diagnostikua me kancer të mundshëm të veshkave në Spitalin Universitar të Kolorados në mars 2018 dhe iu nënshtrua një operacioni për të hequr të dy organet në maj.

Por, sipas një raporti nga FOX31, biopsia i doli se veshkat e saj ishin mirë dhe nuk tregoi asnjë dëshmi për kancer.

Mjekët e kuptuan gabimin e tyre, por veshkat nuk mund të riktheheshin. Linda u detyrua t’iu nënshtrohet dializës  katër orëshe tre herë në javë, gjë që ajo kishte thënë se e ktheu atë në një depresion.

Ajo nuk arriti të pres transplantimin pasi vdiq tash vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat