Trump dekreton gjendjen e jashtëzakonshme për ndërtimin e murita

Amerika

Trump dekreton gjendjen e jashtëzakonshme për ndërtimin e murita

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 21:47
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi sot se do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, një procedurë e veçantë për të financuar murin që ai ka premtuar në kufirin meksikan, duke hapur një betejë të ashpër gjyqësore me kundërshtarët e tij.

“Të gjithë janë të vetëdijshëm se muret funksionojnë”, tha Trump nga kopshti i Shtëpisë së Bardhë, pasi përmendi një pushtim nga emigrantët me dokumente të parregullta.

Kjo procedurë e lejon teorikisht të anashkalojë Kongresin për të zhbllokuar fonde federale kryesisht të destinuara për Pentagonin, për ndërtimin e veprës kryesore kundër emigracionit të paligjshëm.

Krerët e opozitës demokrate e denoncuan menjëherë si një iniciativë antikushtetuese. Ata mohuan ekzistencën e një emergjence humanitare apo në aspektin e sigurisë në kufi, duke imponuar një masë të tillë ekstreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat