‘’Ky vendim evidenton përshkallëzimin e situatës në Venezuelë si dhe gjendjen aktuale sipas së cilit prania e personelit diplomatik në ambasadën amerikane është bërë pengesë për politikën e SHBA-së’’, shkruante në një postim në Twitter Pompeo.
Më 23 janar, presidenti venezuelian, Nicolas Maduro njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, e cila njeh opozitarin Juan Guaido si president të përkohshëm të vendit, dhe urdhëroi largimin e të gjithë diplomatëve, përcjell atsh.
Më 24 janar, Departamenti i Shtetit tërhoqi ndërkohë të gjithë personelin amerikan jo kryesor dhe familjet e diplomatëve, dhe këshilloi të gjithë shtetasit amerikanë në Venezuelë të largohen nga vendi.