Trump premton mbështetjen e SHBA-së për Shri Lankën

Amerika

Trump premton mbështetjen e SHBA-së për Shri Lankën

Më: 22 prill 2019 Në ora: 17:31
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, premtoi mbështetjen e vendit të tij për Shri Lankën, për të sjellë para drejtësisë autorët e sulmeve të koordinuara me bomba, gjatë bisedimeve me kryeministrin e Shri Lankës Ranil Wickremesinghe.

Zyrtarët e Shri Lankës besojnë se sulmet vetëvrasëse kundër kishave dhe hoteleve gjatë Pashkëve u kryen me ndihmën e një rrjeti ndërkombëtar.

Qeveria fajëson grupin xhihadist Neshalal Tohid Jamat, edhe pse askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Një gjendje e jashtëzakonshme do të shpallet në vend nga mesnata, njoftoi zyra e presidentit.

Ndryshe, deri tani policia ka arrestuar 24 vetë të dyshuar për sulmet që lanë mbi 200 të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat