Sekretarja e Shtypit largohet nga Shtëpia e Bardhë

Amerika

Sekretarja e Shtypit largohet nga Shtëpia e Bardhë

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 23:19
Sarah Sanders

Sekretarja e Shtypit në Shtëpinë e Bardhë do të largohet nga posti i saj në fund të qershorit.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti amerikan, Donald Trump, në një cicërimë në Twitter.

Trump ka bërë të ditur se ajo do të kthehet në shtëpinë e saj në Arkansas.

“Pas tri vite e gjysmë, e mrekullueshmja Sarah Huckabee Sanders do të largohet nga Shtëpia e Bardhë në fund të këtij muaji dhe do të shkojë në shtëpinë e saj në shtetin e bukur të Arkansas”, ka shkruar Trump.

Ai e ka quajtur Sanders person jashtëzakonisht të talentuar.

“Ajo është person shumë special me talent të jashtëzakonshëm dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Shpresoj se ajo do të vendos të kandidojë për guvernatore të Arkansas – Do të ishte e mrekullueshme. Sarah, faleminderit për punën e mirë”, ka shkruar tutje Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat