Dy fëmijë vdesin pasi u lanë shumë gjatë në veturë në temperatura të larta - Bota Sot
Dy fëmijë vdesin pasi u lanë shumë gjatë në veturë në temperatura të larta

Amerika

Dy fëmijë vdesin pasi u lanë shumë gjatë në veturë në temperatura të larta

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 17:37
ilustrim

Dy fëmijë të vegjël kanë vdekur në Teksas, pasi u lanë në veturë për shumë orë në temperatura shumë  të larta.

Një fëmijë një vjeçar vdiq në Galveston pasi babai i tij, e la atë në veturë  rreth pesë orë ndërsa ai punonte.

Sipas, ABC news , babai I fëmijës kishte ardhur për të punuar rreth orës 11:00 dhe e kishte gjetur fëmijën e tij i cili nuk reagonte më.

Ai u transportua në Degën Mjekësore të Universitetit të Teksasit në Galveston, ku edhe u shpall i vdekur,

Asnjë akuzë nuk është ngritur kundër prindërve, por rasti vazhdon të jetë nën hetim.

Kurse,  një 4 vjeçar vdiq të shtunën në Aubrey, në veri të Dallas, pasi u la në makine për gjashtë orë derisa babi I tij po punonte në një festival sipas Dallas Morning Neës.

Fëmija u gjet në makinë nga një anëtar i familjes dhe u dërgua në Qendrën Mjekësore të Fëmijëve në Dallas në gjendje kritike, por vdiq në spital, sipas gazetës lokale.

Sipas Morning news, akuzat nuk janë ngritur por rasti është ende nën hetim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...