Të shtënat në Ohio, motra e sulmuesit në mesin e të vdekurve

Amerika

Të shtënat në Ohio, motra e sulmuesit në mesin e të vdekurve

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 22:02
Foto

Motra e sulmuesit të armatosur është midis nëntë personave të vrarë në sulmin në Dejton, Ohio, tha policia.

Megan Betts, 22-vjeç, u konfirmua se ishte mes të vdekurve në një konferencë shtypi në të cilën u bën të ditur emrat e viktimave.

Të paktën 27 persona u plagosën në të shtënat, i dyti në SHBA brenda 24 orësh. Të paktën 20 të tjerë u vranë në El Paso, Teksas, një ditë më parë.

Policia qëlloi për vdekje personin e armatosur në Dayton, pak pasi ky i fundit hapi zjarr.

Connor Betts hapi zjarr në ora 01:07 sipas kohës lokale në distriktin Oregon në qendër të qytetit. Ai kishte me vete rroba antiplumb dhe municion shtesë për pushkën e tij automatike të kalibrit 223 me kapacitet të lartë të magazinimit, njoftoi policia.

Spitalet përreth pranuan 27 persona të lënduar deri në ora 10.00 sipas kohës lokale.

Zyrtarët që treguan emrat e viktimave në një konferencë për media sot thanë se 22-vjeçarja Megan Betts ishte motra e sulmuesit.

Mediat amerikane raportojnë se ajo u gjet e vdekur në veturë së bashku me të dashurin e saj.

Ndonëse për momentin nuk dihen motivet e këtij incidenti të rëndë, agjentët e FBI-së kanë nisur hetimet së bashku me policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat