Trump akuzon Kinën për manipulim të kursit të juanit - Bota Sot
Trump akuzon Kinën për manipulim të kursit të juanit

Amerika

Trump akuzon Kinën për manipulim të kursit të juanit

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 17:33
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump akuzoi sot Kinën për manipulim me monedhën e saj.

Trump reagoi pasi Pekini zyrtar lejoi që juani të binte në nivelin më të ulët ndaj dollarit në 11 vjetët e fundit.

"Kina ka ulur vlerën monedhës së saj në afërsi të niveleve të ulëta historike. Quhet 'manipulim i monedhës'. A po dëgjoni, Rezerva Federale? Ky është një ofendim i madh që do të dobësojë Kinën me kalimin e kohës," shkroi Trump në Twitter.

Rënia e mprehtë e juanit prej 1,4 për qind erdhi pasi Banka Kombëtare e Kinës (PBOC) fiksoi kursin e mesëm mesatar në 6.99225 juanë ndaj dollarit, nivelin e tij më të dobët që nga dhjetori 2018.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...