SHBA e shqetësuar me veprimet e Kinës rreth Hong Kongut - Bota Sot
SHBA e shqetësuar me veprimet e Kinës rreth Hong Kongut

Amerika

SHBA e shqetësuar me veprimet e Kinës rreth Hong Kongut

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 21:43
Ilustrim

SHBA është thellësisht e shqetësuar për lëvizjen e formacioneve ushtarake dhe policore kineze përgjatë vijës administrative midis Kinës dhe Hong Kongut, tha sot Departamenti i Shtetit.

Departamenti i Shtetit beson se kjo rrezikon statusin e privilegjuar të tregtisë që Hong Kongu gëzon sipas ligjit amerikan në këmbime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton KosovaPress.

Dje, presidenti Donald Trump tha se Kina kishte dërguar trupa në kufirin me Hong Kongun, dhe bëri thirrje për qetësi për shkak të përplasjeve midis protestuesve dhe autoriteteve në ish-koloninë britanike.

Gjithashtu, është e paqartë nëse Trump foli në lidhje me aktivitetet e reja kineze apo raportet e mëparshme të mediave, duke kujtuar se media shtetërore kineze Global Times raportoi këtë javë se policia kineze po zhvillonte stërvitje në qytetin Shenzhen, pranë Hong Kongut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...