Misteri i vajzës që u zhduk para 34 vitesh - Bota Sot
Misteri i vajzës që u zhduk para 34 vitesh

Amerika

Misteri i vajzës që u zhduk para 34 vitesh

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 12:37
Jonelle Matthews

Për më shumë se 34 vjet, familja e Jonelle Matthews e pyeste veten vetëm çfarë kishte ndodhur me vajzën e tyre 12-vjeçare, zhdukja e së cilës tërhoqi vëmendjen e Shtëpisë së Bardhë.

Ata janë përballur me alarme të rreme për shumë vite sa herë që u gjetën mbetje njerëzore ose policia intervistonte dikë të ri për informacione rreth Jonelit.

Në korrik, ata më në fund mësuan se çfarë ndodhi me vajzën e tyre, një ekuipazh ndërtimi zbuloi mbetjet e saj.

Por ata ende nuk e dinë kush e vrau. Gjetja e trupit të saj i dha fund një kapitulli të jetës së familjes dhe hapi një tjetër, tha Jennifer Mogensen, motra më e madhe e Jonelle, transmeton Indeksonline.

Pasi këndoi në një koncert pushimesh në shkollën e mesme të saj në 20 dhjetor 1984, Jonelle u mor në shtëpi nga një mik dhe babai i mikut. Ajo u pa për herë të fundit në ora 8 pasdite, duke hyrë në shtëpinë e stilit ranch, ku jetonte me babanë e saj, nënën dhe motren.

Pas një kërkimi intensiv që nisi atë natë, askush nuk u arrestua. Zhdukja e Jonelle ishte ndër rastet e theksuara nga Presidenti i atëhershëm Ronald Reagan ndërsa administrata e tij nisi një përpjekje kombëtare për ta gjetur atë fëmijë të zhdukur.

Familja mbajti një përkujtim në 10 vjetorin e zhdukjes së Jonelës, duke kërkuar një mundësi për të thënë lamtumirë.

Tani familjarët shpresojnë se vrasësi është akoma gjallë dhe mund të gjurmohet duke përdorur teknologjinë e ADN-së, e cila ka përparuar shumë  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...